Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se forcat e saj kanë kapur sot 12 irakianë në Bagdad që dyshohen për trafikim të armëve nga Irani. Ushtria amerikane pretendon se të dyshuarit kanë lidhje me mbledhjen dhe shpërndarjen e mjeteve shpërthyese që përdoren si bomba pranë rrugëve. Njëri prej tyre dyshohet se ka lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit.
Irani ka mohuar furnizimin me armë, por komandanti i forcave amerikane në Irak, gjenerali David Petraeus tha javën e kaluar se rrjedhja e armëve iraniane në Irak ka shënuar rritje.
XS
SM
MD
LG