Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Ushtria e Pakistanit tha se militantët kanë sulmuar një postbllok të sigurisë afër kufirit me Afganistanin, duke nxitur një betejë që rezultoi me 14 militantë të vrarë dhe 16 ushtarë të zhdukur. Sipas Associated Press, militantët kanë sulmuar bazën Pusht Ziarat në kufirin ndërmjet Waziristanit verior dhe jugor.
Luftimet e sotme shpërthyen në kohën kur zyrtarët thanë se është arritur armëpushim me militantët, të cilët prej 30 gushtit mbajnë peng rreth 260 ushtarë në Waziristanin jugor.
XS
SM
MD
LG