Ndërlidhjet

BEOGRAD


Pas luftës së viteve 1998-1999, dëbimit masovik, intervenimit të NATO-s dhe pas tetë vjetëve nën kujdestarinë e Kombeve të Bashkuara, ka pak gjasa të arrihet zgjidhja që shqiptarët e Kosovës të kthehen në "qytetarë lojalë" të Serbisë, ka thënë ministri për Kosovën në Qeverinë serbe, Sllobodan Samarxhiq.
"Ne përpiqemi të jemi realistë sa më shumë që është e mundur", ka thënë ai. "Ata e kërkojnë pavarësinë. Sa i përket Serbisë, ata nuk mund ta fitojnë atë. Pra, na duhet të gjejmë një mes", ka thënë Samarxhiq në një intervistë për agjencinë Reuters.
"Ne jemi në kërkim të një kompromisi historik, i cili do t'i kënaqte interesat legjitime të të dyja palëve", ka theksuar ministri serb.
"Nëse njëra palë ia imponon zgjidhjen palës tjetër, ne vetëm do ta shtyjmë konfliktin tonë dhe ai mund të zgjasë me dekada", ka thënë Samarxhiq.
XS
SM
MD
LG