Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Trupat amerikane kanë arrestuar një oficer iranian, i cili akuzohet se ka trafikuar në Irak bomba që vendosen pranë rrugës dhe projektilë që e depërtojnë armaturën mbrojtëse. Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se ai u arrestua në qytetin verior Suleymaniyah dhe është oficer i Forcës Al-Quds, njësitit elitar të Gardës Revolucionare të Iranit.
Në fillim të vitit, forcat amerikane arrestuan pesë iranianë në qytetin kurd Irbil, nën akuzat se i mbështetnin militantët. Ata ende janë në arrest, ndërsa Irani thotë se që të pestët janë diplomatë.
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë thënë se administrata amerikane së shpejti do ta fusë Forcën Al-Quds në listën e organizatave terroriste.
XS
SM
MD
LG