Ndërlidhjet

BRUKSEL


Zyrtari i departamentit amerikan të shtetit David Kramer, ka thënë se pavarësisht se a do të vendoset për statusin e Kosovës deri më 10 dhjetor apo pas kësaj date, një gjë është e qartë, procesi "nuk mund të zgjasë përgjithmonë". Duke folur për shqetësimet e Moskës, se shpallja e njëanshme e pavarësisë mund të nxisë reagime zingjirore në pjesë tjera të botës, Kramer ka thënë:" Kosova nuk është precedent, për ndonjë rajon separatistë në Rusi, apo diku tjetër.. Kosova është një situatë krejt tjetër". Ai, ka vlerësuar që cështja e statusit të Kosovës si dhe cështje të tjera, që kanë të bëjnë me marrëdhënjet e Moskës me perendimin, mund të jenë tema të fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Rusi.
XS
SM
MD
LG