Ndërlidhjet

BRUKSEL


Zyrtari i departamentit amerikan të shtetit, David Kramer, ka thënë se pavarësisht se a do të vendoset për statusin e Kosovës deri më 10 dhjetor apo pas kësaj date, një gjë është e qartë, procesi "nuk mund të zgjasë përgjithmonë". Duke folur për shqetësimet e Moskës, se shpallja e njëanshme e pavarësisë mund të nxisë reagime zinxhirore në pjesë tjera të botës, Kramer ka thënë: "Kosova nuk është precedent për ndonjë rajon separatist në Rusi apo diku tjetër. Kosova është një situatë krejt tjetër". Ai ka vlerësuar se çështja e statusit të Kosovës, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e Moskës me perëndimin, mund të jenë tema të fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Rusi.
XS
SM
MD
LG