Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ministri i jashtëm francez, Bernard Kouchner tha se Kosova politikisht dhe gjeografikisht është, para se gjithash, çështje evropiane, por që mbështetja e Shteteve të Bashkuara në zgjidhjen e kësaj çështjeje është shumë e rëndësishme. Mëtutje, mbrëmë gjatë fjalimit të tij në Qendrën për studime strategjike dhe ndërkombëtare në Uashington, ai tha se "politika e jashtme e Bashkimit Evropian kishte lindur në Ballkan" dhe se "nuk guxon të përjetoj mos sukses në Ballkan". Zoti Kouchner tha se mbajtja e gjendjes së tashme në Kosovë do të ishte më e rrezikshme se sa lëvizja e procesit për zgjidhjen e statusit. Mbrëmë në Uashingon, Bernard Kouchner u takua edher me sekretaren amerikane të shtetit Condoleezza Rice. Në konferencën e përbashkët për shtyp, të dy zyrtarët e lartë u shprehën për nevojën e sanksioneve të reja kundër Iranit, lidhur me programin e tij bërthamor. Zonja Rice tha se me ministrin e jashtëm francez kishte biseduar edhe për Lindjen e Mesme, për Kosovën, Afganistanin dhe Libanin.
XS
SM
MD
LG