Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, tha se Kosova është politikisht dhe gjeografikisht, para së gjithash, çështje evropiane, por që mbështetja e Shteteve të Bashkuara në zgjidhjen e kësaj çështjeje është shumë e rëndësishme. Më tutje, mbrëmë, gjatë fjalimit të tij në Qendrën për studime strategjike dhe ndërkombëtare në Uashington, ai tha se "politika e jashtme e Bashkimit Evropian kishte lindur në Ballkan" dhe se "nuk guxon të përjetojë mossukses në Ballkan". Zoti Kouchner tha se mbajtja e gjendjes së tashme në Kosovë do të ishte më e rrezikshme, sesa lëvizja e procesit për zgjidhjen e statusit. Mbrëmë, në Uashingon, Bernard Kouchner u takua edhe me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice. Në konferencën e përbashkët për shtyp, të dy zyrtarët e lartë u shprehën për nevojën e sanksioneve të reja kundër Iranit, lidhur me programin e tij bërthamor. Zonja Rice tha se me ministrin e Jashtëm francez kishte biseduar edhe për Lindjen e Mesme, për Kosovën, për Afganistanin dhe për Libanin.
XS
SM
MD
LG