Ndërlidhjet

KABUL


Komandanti i lartë ushtarak amerikan në Afganistan, William Fallon, ka akuzuar Iranin për furnizim "me pjesë ndihmëse vdekjeprurëse" për militantët në Afganistan. Ai tha se Garda Revolucionare e Iranit po furnizon me pjesë të bombave vdekjeprurëse, që ishin gjetur në Irak. Komentet e tij, që i transemton agjencia AP, u bënë pasi një sulmues vetëvrasës me makinë-bombë, në Kabul, vrau një ushtar francez dhe një kalimtar rasti nga Afganistani. Raportohet se nga luftërat e ashpra, dje, në pjesën jugore të Afganistanit, u vranë 75 talibanë dhe së paku 6 civilë.
XS
SM
MD
LG