Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka thënë se propozimi i Prishtinës, që ishte paraqitur në Londër,i trajtonte Serbinë dhe Kosovë si dy subjekte të barabarta politike. Siç theksoi mëtutje në intervistën për gazetën Veçernje Novosti, ky qëndrim ka mbështetje në pjesën e Bashkësisë ndërkombëtare, por se ky qëndrim njëherë ka pësuar disfatë në Këshillin e Sigurimit dhe ka tërhequr vërejtjen për rrezikun nga përpjekja që të anashkalohet Këshilli i Sigurimit. "Rrezik real është se më 10 Dhjetor shqiptarët do t'a shpallin pavarësinë" dhe shtoi se nuk ka dyshim se ky qëllim mbështetet edhe nga Uashingtoni dhe se zyrtarët amerikanë nuk e fshehin këtë. I pyetur se në rast të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, a ka plan që ushtria e Serbisë të dërgohet në Kosovë, kryeministri Koshtunica tha se "të gjithë që vendosin në Serbi pajtohen se nuk do të heqim dorë nga Kosova" dhe shtoi se "dallime ekzistojnë në atë se çfarë qëndrimesh të merren ndaj shteteve që e njohin pavarësinë evetnuale të Kosvës".
XS
SM
MD
LG