Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad tha sot se kërcënimet dhe sanksionet ekonomike nuk do t'a ndalin progresin teknologjik të Iranit. Këto komente ai i bëri në paradën e madhe ushtarake, në të cilën u treguan aeroplanë luftarakë, radarët për shmangien e raketave e armatime të tjera. Fuqitë kryesore ndërkombëtare po vazhdojnë diskutimet për rundin e tretë të sanksioneve në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit për refuzimin e tij që t'a suspendoj pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG