Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun ka thënë se dëshiron zgjërimin e mbështetjes për Irakun, por ka shtuar se situata e sigurisë atje mbetet shumë jo stabile për të dërguar numër më të madh të personelit të Organizatës Botërore.
"Siguria ende është jostabile, dhe me të vërtetë do të shpresoja që siguria të rivendoset sa më shpejt të jetë e mundur. Është e vërtetë se siguria është përmirësuar falë kontributit dhe sakrificës së forcave të shumta shumëkombëshe dhe qeverisë irakiane, por mendoj se duhet edhe shumë për t'u bërë", tha kreu i organizatës botërore. Këto komente Ban Ki-Moon i bëri pas takimit në selinë e Kombeve të Bashkuara me kryeministrin e Irakut, Nuri Al Maliki.
XS
SM
MD
LG