Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesi rus në Treshen negociatore, Aleksandar Botsan-Kharchenko, ka thënë se nuk është optimist i madh rreth çështjes së Kosovës për shkak të qëndrimeve të kundërta të palëve, dhe u ka bërë thirrje atyre që të përmbahen nga polemikat.
"Sinqerisht, nuk jam plot optimizëm, por vërtetë ekziston një shkëndi shprese. Situata është ende e vështirë sepse qëndrimet janë diametralisht të kundërta", ka thënë Kharchenko për gazetën "Veçernje Novosti". Ai ka saktësuar se rendi i ditës i bisedimeve të drejtpërdrejta mes Prishtinës dhe Beogradit, do të dihet pas takimit të shefave të diplomacive të Grupit të Kontaktit.
XS
SM
MD
LG