Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad mbërriti në Nju Jork, ndërkohë që në Universitetin Columbia janë paralajmëruar protesta kundër fjalimit të tij.
Universiteti e ka cilësuar vendimin për fjalimin e tij si çështje të lirisë së shprehjes, ndërsa kritikët e vendimit e akuzojnë liderin iranian për mohimin e Hollokaustit, kërcënimin për të shkatërruar Izraelin dhe përpjekjet për zhvillimin e armëve bërthamore.
Para mbërritjes në Nju Jork, Ahmadinejad i tha rrjetit amerikan CBS se nuk beson që Irani dhe Shtetet e Bashkuara janë duke shkuar drejt luftës. Ai gjithashtu tha se Irani nuk ka nevojë për armë bërthamore. Komentet e tij pasuan deklaratën e komandantit të forcave amerikane në Lindjen e Mesme, admiralit William Fallon, i cili tha se nuk parashikon një luftë me Iranin.
Nesër Ahmadinejad do t'i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG