Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesi rus në Treshen ndërkombëtare për statusin e Kosovës, Alekxander Botsan-Kharchenko, deklaroi se qëllim i kësaj tresheje është që të arrihet kompromis dhe se anëtarët e saj po punojnë në mënyrë aktive në gjetjen e kompromisit. Më tutje, zoti Kharchenko ka thënë se plani për pavarësinë e mbikëqyrur "ka mbetur në tryezë", por bisedimet nuk zhvillohen mbi bazën e tij. Pos zotit Kharchenko, anëtarë të Treshes ndërkombëtare janë edhe Frank Wisner nga Shtetet e Bashkuara dhe Wolfgang Ischinger nga Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG