Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kosova mund t’i zhvillojë dy procese paralele, atë të
statusit dhe zgjedhjet e lira, është thënë sot pas një
takimi të zhvilluar ndërmjet presidentit Fatmir Sejdiu dhe shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, Werner Wnendt, i cili po e mbyll
mandatin e tij në këtë post. Me këtë rast, zoti Wnendt e ka siguruar presidentin Sejdiu se OSBE-ja dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të lejojnë manipulime me fletëvotimet, me të cilat parashihet votimi jashtë Kosovës. Në kuadër të takimeve lamtumirëse, ambasadori Wnendt, gjatë ditës, ka takuar dhe liderët e tjerë kosovarë.
XS
SM
MD
LG