Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Dy ushtarët italianë, që u rrëmbyen në Afganistanin perëndimor, janë liruar në një operacion ushtarak të NATO-s. Raportohet se gjatë operacionit janë vrarë shtatë rrëmbyes, ndërsa dy ushtarët e rrëmbyer italianë janë plagosur. Ushtarët, së bashku me shoferin dhe përkthyesin afgan, ishin zhdukur të shtunën, pasi hynë në një postbllok të policisë, në provincën Herat. Fati i dy afganëve të zënë mbetet i paqartë. Në një zhvillim tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Spanjës ka njoftuar se dy ushtarë spanjollë dhe përkthyesi i tyre afgan janë vrarë sot, në perëndim të Afganistanit. Në njoftim, më tutje thuhet se edhe dy ushtarë të tjerë janë plagosur seriozisht, kur makina e tyre u godit nga një shpërthim afër qytetit Shewan. Spanja ka afro 700 ushtarë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG