Ndërlidhjet

JANGON


Dhjetëra mijëra protestues anti-qeveritarë në Majamar, ish-Birmani, të udhëhequr nga murgjit budistë, kanë marshuar nëpër qytetin Jangon dhe pastaj janë shpërndarë në mënyrë të qetë. Në demontsratat më të mëdha për demokracinë, prej vitin 1988, protestën e sotme murgjit e filluan në një tempull të shenjtë të këtij vendi, e pastaj marshuan nëpër qytet. Këto protesta filluan muajin e kaluar, kur u protestua kundër rritjes së çmimeve të karburantit, por prej atëherë janë zgjeruar në demonstratë të përgjithshme kundër juntës ushtarake në pushtet në këtë vend.
XS
SM
MD
LG