Ndërlidhjet

PRISHTINË


Dy persona e kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në Prishtinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:10 në një qendër të vogël tregtare. Burime të Qendrës Klinike Universitare thanë se njëri nga të plagosurit është në gjendje serioze. "Për momentin nuk i dimë motivet, dhe nuk e dimë se kush qëndron prapa këtij shpërthimi", tha zëdhënësi i SHPK, Veton Elshani. Ai tha se shumica e viktimave janë lënduar nga rrëzimi i një blloku betoni si pasojë e shpërthimit.
XS
SM
MD
LG