Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesi rus në treshen ndërkombëtare për statusin e Kosovës, Alekxander Botsan-Kharchenko deklaroi se qëllim i kësaj tresheje është që të arrihet kompromis dhe se anëtarët e saj po punojnë në mënyrë aktive në gjetjen e kompromisit. Mëtute, sipas shtypit beogradas, zoti Kharchenko ka thënë se plani për pavarësinë e mbikëqyrur "ka mbetur në tryezë", por bisedimet nuk zhvillohen mbi bazën e tij. Pos, zotit Kharchenko, anëtarë të treshes ndërkombëtare janë edhe Frank Wisner nga Shtetet e Bashkuara dhe Wolfgang Ischinger nga Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG