Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Serbia do të ofroj gati autonomi komplete për Kosovën gjatë takimit të parë të drejtëpërdrejtë me delegacionin e Kosovës në Nju Jork më 28 të këtij muaji, ka thënë ministri i Serbisë për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq. Sipas tij, propozimi i ri i Beogradit u jep shqiptarëve pothuajse "95 përqind të kompetencave" në qeverisjen e Kosovës. "Propozimi i Serbisë është i ri dhe specifik dhe ofron një formë të autonomisë maksimale që nuk është parë në botë sot", tha zoti Samarxhiq dhe shtoi se do të mbeteshin lidhje "të dobëta dhe minimale" të Kosovës me Serbinë.
XS
SM
MD
LG