Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Izraelit ka urdhëruar hetime penale lidhur me blerjen e një shtëpie në Jerusalem nga ana e kryeministrit, Ehud Olmert. Zyrtarë të drejtësisë po i hetojnë akuzat se zoti Olmert ka paguar afro 325 mijë dollarë amerikanë nën çmimim e tregut për këtë shtëpi. Kryeministri Olmert i ka hedhur poshtë akuzat.