Ndërlidhjet

NJU JORK


Vetëm pavarësia për Kosovën mund të sjellë stabilitet në Ballkan dhe Evropa duhet t'u bashkohet Shteteve të Bashkuara në mbështetjen e shtetësisë për Kosovën, tha sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice.
Mëtutje, në intervistën për agjencinë Reuters, zonja Rice tha se bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë gjasë për arritjen e një "përfundimi miqësor", megjithqë Kosova dhe Serbia nuk pajtohen për statusin final të Kosovës:
"Por, do të jetë një Kosovë e pavarur", tha Condoleezza Rice dhe shtoi: "Ne jemi të dedikuar për këtë. Është e vetmja zgjidhje që potencialisht e stabilizon Ballkanin, e jo që është destabilizuese për Ballkanin".
Mëtutje zyrtarja e lartë amerikane tha: "U kemi thënë kosovarëve se ne nuk mendojmë se shpallja e njëanshme e pavarësisë është ide shumë e mirë".
E pyetur se si ajo pret që të përcaktohet statusi final i Kosovës, zonja Rice tha: "Mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të jenë së bashku në këtë".
"Evropianët...e dinë se Ballkani përfundimisht është më afër Evropës se sa Shteteve të Bashkuara dhe nëse atyre u nevojitet një Ballkan stabil, atëherë ata duhet të marrin vendime të vështira dhe të veprojnë drejtë", tha sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice.
XS
SM
MD
LG