Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK/UASHINGTON


Mbrëmë vonë, në Universitetin Kolumbia në Nju Jork, presidenti i këtij Universiteti, Lee Bollinger, gjatë prezentimit, e përshkruajti presidentin iranian Ahmedinejad si "diktator mizor" që kishte mohuar Holokaustin e hebrenjëve në Luftën e Dytë Botërore. Presidenti Ahmadinejad i kishte hedhur poshtë akuzat duke i vlerësuar si "fyerje". Paraqitja e presidentit të Iranit në këtë Universitet shkaktoi protesta, në të cilat demonstruesit thanë se ajo i ka shërbyer si platformë për pikëpamje të urrejtjes.
Duke u shprehur për qëndrimin e presidentit iranian, Mahmud Ahmadinejad në Shtetet e Bashkuara, zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Tom Casey tha:
- Shtetet e Bashkuara janë vend ku njerëzit lirisht mund t'i shprehin pikëmapjet e tyre, bile edhe ato pikëmapmje që janë diçka si anatema për segmente të popullatës sonë ose janë tërësisht kritike për politikën e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ky është simbol i shprehjes së lirë, është simbol i demokracisë, tha Tom Casey.
XS
SM
MD
LG