Ndërlidhjet

NJU JORK


Vetëm pavarësia e Kosovës mund të sjellë stabilitet në Ballkan, ndërsa Evropa duhet t'u bashkohet Shteteve të Bashkuara në mbështetjen e shtetësisë për Kosovën, tha Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice. Në një intervistë për agjencinë Reuters, Rice tha se bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja, Rusia dhe SHBA-të, kanë gjasa për arritjen e një "përfundimi miqësor", megjithëse Kosova dhe Serbia nuk pajtohen për statusin final të Kosovës.
"Por, do të jetë një Kosovë e pavarur. Ne jemi të dedikuar për këtë. Kjo është e vetmja zgjidhje që potencialisht e stabilizon Ballkanin, e jo që e destabilizon Ballkanin", tha Rice.
"Ne u kemi thënë kosovarëve se nuk mendojmë që shpallja e njëanshme e pavarësisë është një ide shumë e mirë", tha Sekretarja e shtetit.
E pyetur se si pret që të përcaktohet statusi final i Kosovës, Rice deklaroi: "Mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të jenë së bashku në këtë".
"Evropianët...e dinë se Ballkani përfundimisht është më afër Evropës, sesa Shteteve të Bashkuara, dhe nëse atyre u nevojitet një Ballkan stabil, atëherë duhet të marrin vendime të vështira dhe të veprojnë drejt", tha Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice.
XS
SM
MD
LG