Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryetari i Këshillit të Rezistencës Serbe, Momçillo Trajkoviq, ka deklaruar se propozimi që zgjedhjet në Serbi të shtyhen deri sa të zgjidhet statusi i Kosovës, paraqet shembull direkt se Kosova shfrytëzohet për të ruajtur pushtetin. "Në vend që Serbia të demokratizohet, të respektohen ligjet dhe rregullat e lojës dhe të dërgohet mesazhi që Serbia do ta respektojë preambulën e Kushtetutës, këtu shkelet ligji kushtetues", ka thënë Trajkoviq.
Sipas tij, kjo zbulon se Beogradi nuk ka strategji serioze për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por ajo është reduktuar në një politikë kabineti.
XS
SM
MD
LG