Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK/UASHINGTON


Mbrëmë në Universitetin Kolumbia në Nju Jork, presidenti i këtij universiteti, Lee Bollinger, gjatë prezantimit, e përshkroi presidentin iranian Ahmedinejad si "diktator mizor", që kishte mohuar Holokaustin e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore. Mahmoud Ahmadinejad i kishte hedhur poshtë akuzat, duke i vlerësuar si "fyerje". Paraqitja e presidentit të Iranit në këtë universitet shkaktoi protesta, në të cilat demonstruesit thanë se ajo i ka shërbyer si platformë për pikëpamje të urrejtjes.
Duke u shprehur për qëndrimin e presidentit iranian në Shtetet e Bashkuara, zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Tom Casey, deklaroi: "Shtetet e Bashkuara janë vend ku njerëzit lirisht mund t'i shprehin pikëpamjet e tyre, madje edhe ato pikëpamje që janë si anatema për segmente të popullatës sonë, ose janë tërësisht kritike për politikën e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ky është simbol i shprehjes së lirë, është simbol i demokracisë", tha Tom Casey.
Ndërkohë, presidenti i Izraelit, Shimon Peres, tha se liria e shprehjes nuk nënkupton se dikush mund të gënjejë.
"Liria e diskutimit akademik nuk i lejon njeriut që të dalë e të gënjejë nga fillimi deri në fund. Gënjeshtra e parë ishte se ai nuk do të prodhojë bombën bërthamore. Nuk ka asnjë grup të kundërzbulimit në botë që të mos dijë se ai gënjen. Ai është duke e prodhuar bombën bërthamore dhe përpiqet të fitojë kohë për ta ndërtuar", tha Peres.
XS
SM
MD
LG