Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski e ka ripërsëritur qëndrimin e vendit të tij kundër ndarjes së Kosovës.
"Do të doja të nënvizoj se në veçanti nuk pajtohemi me idenë e qarkulluar së fundmi për ndarjen e Kosovës sipas vijave etnike, sepse kjo mund të provokojë implikime serioze negative për tërë rajonin. Çështja e demarkacionit teknik të kufirit tonë verior me Kosovën, sipas procedurës dhe agjendës së parapërcaktuar, mbetet prioriteti kryesor për Republikën e Maqedonisë", tha Cërvenkovski në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG