Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon e hapi sesionin e 62-të të Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork, me fjalët se bota po përballet me një "varg sfidash të tmerrshme", dhe bëri thirrje për reforma në organizatën botërore.
"Ne kemi nevojë për një ndryshim të brendshëm klimatik në Kombet e Bashkuara. Duhet të mendojmë në mënyrë të freskët për mënyrën se si e bëjmë punën tonë. Temat tona kryesore duhet të thjeshtësohen, racionalizohen dhe të delegohen", tha Ban Ki-Moon, duke shtuar se ndryshimet nevoiten për t'i adresuar kërkesat në rritje për aksione kolektive.
XS
SM
MD
LG