Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Presidenti George Bush i shpalli sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër sundimtarëve ushtarakë në Mianmar. Në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Bush tha se amerikanët janë "të mllefosur" nga situata në Mianmar, dhe u bëri thirrje vendeve tjera t'i bëjnë presion regjimit ushtarak, i cili po përballet me demonstratat më të mëdha antiqeveritare në dy dekadat e fundit.
Bush gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve që të bashkohen në luftën kundër terrorizmit.
"Në planin afatgjatë, mënyra më e mirë për t'i mundur ekstremistët është ta mundim ideologjinë e errët të tyre me më shumë vizion të shpresës, vizion të lirisë që e kanë themeluar këtë trup", tha Bush.
"Ekstremistët po bëjnë gjithçka që munden për t'i rrëzuar demokracitë e reja. Popujt e Libanit, Afganistanit dhe Irakut e kanë kërkuar ndihmën tonë, dhe çdo vend i qytetëruar e ka përgjegjësinë që t'u qëndrojë pranë", tha presidenti amerikan.
Duke bërë thirrje për zgjërimin e Këshillit të Sigurimit, Bush tha se Japonia është e kualifikuar për të qenë anëtare e përhershme e këtij trupi ekzekutiv të organizatës botërore.
XS
SM
MD
LG