Ndërlidhjet

NJU JORK/UASHINGTON


Mbrëmë në Universitetin Kolumbia në Nju Jork, presidenti i këtij Universiteti, Lee Bollinger, gjatë prezentimit, e përshkroi presidentin iranian Ahmedinejad si "diktator mizor" që kishte mohuar Holokaustin e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore. Mahmoud Ahmadinejad i kishte hedhur poshtë akuzat duke i vlerësuar si "fyerje". Paraqitja e presidentit të Iranit në këtë Universitet shkaktoi protesta, në të cilat demonstruesit thanë se ajo i ka shërbyer si platformë për pikëpamje të urrejtjes.
Duke u shprehur për qëndrimin e presidentit iranian në Shtetet e Bashkuara, zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Tom Casey deklaroi.
"Shtetet e Bashkuara janë vend ku njerëzit lirisht mund t'i shprehin pikëpamjet e tyre, madje edhe ato pikëpamje që janë si anatema për segmente të popullatës sonë, ose janë tërësisht kritike për politikën e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ky është simbol i shprehjes së lirë, është simbol i demokracisë", tha Tom Casey.
Sot, presidenti i Izraelit Shimon Peres tha se liria e shprehjes nuk nënkupton që dikush mund të gënjejë.
"Liria e diskutimit akademik nuk i lejon njeriut që të dalë e të gënjejë nga fillimi deri në fund. Gënjeshtra e parë ishte se ai nuk do të prodhojë bombën bërthamore. Nuk ka asnjë grup të kundërzbulimit në botë që të mos e dijë se ai gënjen. Ai është duke e prodhuar bombën bërthamore, dhe përpiqet të fitojë kohë për ta ndërtuar", tha Peres.
XS
SM
MD
LG