Ndërlidhjet

SHKUP


Debati i sotëm në Kuvendin e Maqedonisë për ndryshimet në Kodin zgjedhor është shndërruar në përleshje fizike mes deputetëve të pozitës dhe të opozitës shqiptare.
Bashkimi Demokratik për Integrim tha se Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ka kërcënuar me likuidim fizik të gjithe deputetët e BDI-së nëse nuk kthehen në seancen plenare, dhe se e para në listën për likuidim është Teuta Arifi, por këto pohime janë mohuar nga PDSH-ja.
Njoftohet edhe për rrahje mes deputetëve shqiptarë në një mbledhje ku debatohej për kapërcimin e gjendjes se krijuar. Tërë kësaj i ka paraprirë një incident ndërmjet deputetit të PPD-së, Abdylhadi Vejseli dhe deputetit të BDI-së, Sadulla Duraku.
XS
SM
MD
LG