Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka shprehur bindjen se edhe Bashkimi Evropian dëshiron zgjidhje kompromisi për Kosovën. "Kam përshtypjen se vendet evropiane, përfaqësuesit evropianë, duan të gjindet një zgjidhje kompromisi, që në një mënyrë plani i Ahtisaarit të kapërcehet dhe të arrihet tek zgjidhja e pranueshme për të dyja palët", tha Tadiç.
Ai tha se takimi me kreun e NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka qenë "i vështirë dhe kompleks, por i barabartë dhe në nivel partnerësh", dhe se përkundër mospajtimeve, ka sjellë rezultate.
Tadiç tha se sot në Nju Jork do të takohet edhe me presidentin George Bush, të cilit do t'ia prezantojë qëndrimin e Serbisë për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG