Ndërlidhjet

NJU JORK


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të ishte një qasje e gabuar.
"Kur vende të caktuara, përfshirë anëtarë të Treshes, bëjnë deklarata publike se pavarësisht nga rezultati i negociatave, pavarësia e Kosovës është e pashmnagshme, thjesht e provokojnë njërën palë që të hedhë poshtë kompromisin", tha Lavrov, një ditë pas deklaratës së Sekretares amerikane të shtetit, Condoleezza Rice, se vetëm pavarësia e Kosovës mund të sjellë stabilitet në Ballkan.
"Është dëshirë e shumicës së bashkëbiseduesve tanë që të shohin Prishtinën dhe Beogradin të arrijnë një marrëveshje. Por, disa thonë se nëse kjo nuk ndodh, atëherë ata do të përballen me realitetin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Ne besojmë se kjo është qasje e gabuar", tha Lavrov. Sipas tij, zgjidhja e problemit të Kosovës mund të bazohet vetëm në të drejtën ndërkombëtare, që, para së gjithash, kërkon një vendim të Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG