Ndërlidhjet

UASHINGTON


Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar ligjin për shtrëngimin e sanksioneve kundër Iranit. Për votuan 397 përfaqësues, ndërsa 16 ishin kundër. Ligji u bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të fusin Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste, ndërsa gjithashtu kërkon të ndërmerren sanksione kundër kompanive të huaja, të cilat investojnë në sektorin energjetik të Iranit. Duke folur për domosdoshmërinë e vazhdimit të betejës kundër Iranit, anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Jane Herman, tha: "Ne duhet të vazhdojmë luftën kundër kërcnimeve dhe aksioneve të regjimit ekstrem në Iran, i cili po kërcnon demokracinë e aleatit tonë, Izraelit dhe botën në tërësi", tha Jane Herman.
XS
SM
MD
LG