Ndërlidhjet

YANGON


Policia në Myanmar ka filluar të përdorë forcën për të shpërndarë murgjët dhe mbështetësit e tyre, të cilët i kanë sfiduar urdhrat për të mos protestuar kundër regjimit ushtarak. Në qytetin kryesor Yangon, policia ka filluar patrullimet rreth manastireve dhe zonave tjera, ndërsa raportohet se dhjetra njerëz janë arrestuar. Dje, në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti George Bush shpalli sanksione të reja të Shteteve të Bashkuara kundër sundimtarëve ushtarakë në Myanmar.
XS
SM
MD
LG