Ndërlidhjet

UASHINGTON


Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar ligjin për shtrëngimin e sanksioneve kundër Iranit. Për votuan 397 përfaqësues, ndërsa 16 ishin kundër.
Ligji u bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të fusin Gardën Revolucionare të Iranit, në listën e organizatave terroriste, dhe kërkon të ndërmerren sanksione kundër kompanive të huaja, të cilat investojnë në sektorin energjetik të Iranit. Duke folur për domosdoshmërinë e vazhdimit të betejës kundër Iranit, anëtarja e dhomës së përfaqësuesve Jane Herman tha,"Ne duhet të vazhdojmë luftën kundër kërcnimeve dhe aksioneve të rexhimit ekstrem në Iran, i cili po kërcnon demokracinë e aleatit tonë Izraelit dhe botën në tërësi", tha Jane Herman.
XS
SM
MD
LG