Ndërlidhjet

BE E SHQETËSUAR PËR NGRIRJEN DIPLOMATIKE MBI KOSOVËN


“Financial Times”

Marrëdhëniet e tensionuara midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë duket se do të ashpërsohen edhe më shumë, pas ngrirjes diplomatike mbi çështjen e Kosovës e cila ka ngritur rrezikun e zgjerimit të jostabiltetit përgjatë Evropës Lindore dhe Transkaukazianit. Diplomatët evropianë dhe ekspertët mbi Ballkanin kanw parashikuar se ka pak gjasë që nga takimi në New York midis shqiptarëve dhe serbëve të dalë dicka pozitive. Bashkimi Evropian është në betejë për të shmangur ngjarjet që do të pasonin nëse 10 dhjetori tejkalohet pa ndonjë marrëveshje për Kosovën, nëse shqiptarët e Kosovës shpallin pavarësinë, e cila do të njihej nga Shtetet e Bashkuara dhe vetë Bashkimi Evropian dhe kësisoji, Rusia do të hakmerrej duke njohur tri enklavat separatiste në Gjorgji dhe Moldavi.
Një zinxhir i këtillë i reagimeve do ta destablizionte anën lindore të Bashkimit Evropian, në kohën kur marrëdhëniet e këtij blloku me Rusinë tashmë janë rënduar për shkak të furnizimit me energji, kontesteve tregtare, tensioneve midis Rusisë dhe Estonisë dhe vrasjes së Alexander Litvinenkos në Britaninë e Madhe. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të nxiste gjithashtu rrezikun e jostabilitetit në pjesët tjera të ish Jugosllavisë, posaçërisht në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Maqedoni.
Liderët evropianë dhe ata rusë pritet ta mbajnë samitin e tyre të rregullt gjashtëmujor më 26 tetor në Mafra të Portugalisë, por është i vogël numri i atyre që besojnë se ky samit do të jetë më pak i ngrirë se ai që është mbajtur në Samara të Rusisë në muajin maj.
Në mesin e çështjeve që janë duke helmuar marrëdhëniet e Rusisë dhe Evropës është statusi i rajoneve në shkëputje, Abkhazia dhe Osetia Jugore në Gjorgji dhe Transnistria në Moldavi. Të trija enklavat janë mbështetur në përkrahjen e Rusisë që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991.
Zyrtarët evropianë të përfshirë në çështjen e Kosovës kanë thënë se ka pak shenja që serbët dhe shqiptarët të arrijnë ndonjë përparim në New York. Në këtë kuadër, një diplomat evropian ka thënë se “nuk ka asnjë arsye për të pritur diçka pozitive”. Shtetet e Bashkuara ndërkaq pohojnë se nëse negociatat nuk prodhojnë asnjë rezultat deri më 10 dhjetor dhe shqiptarët e Kosovës shpallin pavarësinë, atëherë ajo do të njihet sepse alternativa e kësaj do të ishte kthimi në luftë në Ballkan.


XS
SM
MD
LG