Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka ripërsëritur se për Serbinë është e papranueshme pavarësia e Kosovës, dhe përkujtoi se Beogradi u ka ofruar shqiptarëve të drejta të veçanta për zhvillimin autonom të bashkësisë së tyre brenda Republikës së Serbisë.
"Serbia ofron zgjidhje, në bazë të të cilave, me dakordimin dypalësh dhe zbatimin e vlerave dhe rregullave evropiane, përgjithmonë do të zgjidhej një konflikt i vjetër ndëretnik, do të hapej perspektiva e pajtimit dhe jetës së përbashkët brenda një Serbia moderne, demokratike dhe evropiane", u tha Tadiç Kombeve të Bashkuara.
Ai tha se Serbia është e gatshme për kompromis, por me respektimin e interesave legjitime të Serbisë dhe të "nevojave specifike të bashkësisë së rrezikuar serbe" në Kosovë.
Lidhur me mundësinë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, Tadiç tha se në atë rast rendi botëror asnjëherë më nuk do të ishte i njëjtë. Ai tha se Serbia angazhohet që zgjidhja e kompromisit të arrihet me mjete diplomatike dhe të qeta, e kurrsesi me luftë dhe dhunë.
XS
SM
MD
LG