Ndërlidhjet

PRISHTINË


Grupi paramilitar serb, i ashtuquajtur "Garda e Car Llazarit", është kërcënuar se do të sulmojë caqet e UNMIK-ut dhe të NATO-s në Kosovë, të cilët i ka quajtur "terroristë dhe okupatorë". Në njoftimin dërguar agjencisë Associated Press përmes postës elektronike, grupi ka thënë se "ata do të intervenojnë nëse Kosova njëanshëm e shpall pavarësinë".
Administrata e Kombeve të Bashkuara e ka hedhur poshtë kërcënimin. Zëdhënësi Aleksander Ivanko tha se garda e "Car Llazarit është grup i ndaluar dhe nuk mund të hyjë në Kosovë".
XS
SM
MD
LG