Ndërlidhjet

YANGON/BIRMANI


Sundimtarët ushtarakë në Birmani sot i dërguan forcat e sigurisë për të pastruar rrugët nga protestuesit në Yangon, qytetin më të madh në vend. Ushtarët dhe policët kanë hapur zjarr pasi u dhanë ultimatum mijëra njerëzve që të shpërndahen. Nuk është e qartë mëse trupat kanë qëlluar në turrmën apo në ajër. Raportohet se qindra njerëz janë arrestuar. Mediat e Japonisë njoftuan se është vrarë një gazetar japonez në Yangon, ndërsa raporte të pakonfirmuara thonë se sot janë vrarë katër veta.
Më herët, forcat e sigurimit i bastisën manastiret dhe arrestuar më shumë se 100 murgj. Murgjit budistë janë vënë në ballë të protestave antiqeveriatare në Birnmani.
XS
SM
MD
LG