Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka ripërsëritur se për Serbinë është e papranueshme pavarësia e Kosovës, dhe përkujtoi se Beogradi u ka ofruar shqiptarëve të drejta të veçanta për zhvillimin autonom të bashkësisë së tyre brenda Republikës së Serbisë.
"Ne u bëjmë thirrje përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve të Kosovës që t'i vazhdojnë negociatat mbi statusin e Kosovës pa paragjykuar rezultatin, kështu që të arrihet një zgjidhje kompromisi, e pranueshme për të dyja palët, zgjidhje e cila do të çonte drejt një pajtimi afatgjatë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve", tha Tadiç në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Lidhur me mundësinë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, Tadiç tha se në atë rast rendi botëror asnjëherë më nuk do të ishte i njëjtë. Ai tha se Serbia angazhohet që zgjidhja e kompromisit të arrihet me mjete diplomatike dhe të qeta, e kurrsesi me luftë dhe dhunë.
XS
SM
MD
LG