Ndërlidhjet

logo-print

YANGON/BIRMANI


Regjimi ushtarak në Birmani i dërgoi forcat e sigurisë për të shpërndarë protestuesit në Yangon, qytetin më të madh në vend. Ushtria dhe policia hapi zjarr ndaj protestuesve në Yangon, që për pasojë la nëntë të vrarë dhe 11 të plagosur. Raportohet se qindra veta janë arrestuar.
Ambasada e Japonisë në Birmani konfirmoi se në mesin e të vrarëve është edhe një gazetar japonez.
Më herët, forcat e sigurimit i bastisën manastiret dhe arrestuar më shumë se 100 murgj. Murgjit budistë janë vënë në ballë të protestave antiqeveriatare.
Sot Shtëpia e Bardhë e ripërsëriti thirrjen drejtuar sundimtarëve në Birmani që t'i japin fund dhunës kundër protestuesve.
XS
SM
MD
LG