Ndërlidhjet

UASHINGTON


Delegacione nga vendet më të ndotura të botës, sot e filluan takimin dyditor kushtuar ngrohjes globale. Në hapje të konferencës, sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice tha se bisedimet synojnë t'i japin shtysë procesit të Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike.
Kritikët kanë ngritur shqetësimet se në takimin në Uashington, Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë të ndërmerren masa vullnatare, dhe do t'i minojnë përpjekjet e Kombeve të Bashkuara, të cilat duan që vendet të detyrohen t'i kufizojnë emisionet e gazrave.
XS
SM
MD
LG