Ndërlidhjet

NJU JORK


Në kumtesën e përbashkët Grupi i Kontaktit për Kosovën tha se e mbështetë vlerësimin e sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon se "status – kvoja nuk është e qëndrueshme". "Ka pasoja dëmtuese për zhvillimin politik, social dhe ekonomik të Kosovës dhe për stabilitetin e rajonit" prandaj, zgjidhja duhet të gjendet pa shytrje", thuhet pos tjerash, në kumtesën nga takimi, që përfundoi mbrënmë vonë në Nju Jork. Sekretari i jashtëm britanik, David Miliband tha se të dy palët "duhet të angazhohen me treshen ndërkombëtare me një frymë konstruktiviteti". Në bisedime, sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice ka ripërsëritur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për treshen ndërkombëtare ndërmjetësuese, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Edgar Vasquez. "Ajo tha se procesi i treshes nuk është i pa kufizuar" dhe se do të përfundoj më 10 Dhjetor, ka thënë zëdhënësi Vaskez. AFP nga Nju Jorku mëtutje raporton se burime diplomatike kanë thënë se kumtesa ishte shtyrë për shkak të vërejtjeve të Rusisë për përcaktimin e afatit.
XS
SM
MD
LG