Ndërlidhjet

logo-print

JANGON


Raportohet se trupat ushtarake dhe policore po bëjnë patrullime të rënda në Mjanmar, ish Birmani, pas dy ditëve të përleshjeve me pjesëmarrësit e protestave masive, me ç'rast u vranë 13 vetë. Udhëheqja ushtarake e këtij vendi mendohet se ka shkyqur qasjen në Internet dhe ka shpallur zona të ndaluara hapësirat rreth objekteve budiste në kryeqytetin Jangon, me qëllim që t'i ndalë demonstratat mëtë mëdha publike në 20 vitet e fundit në këtë vend. Lidhur me këto zhvillime, Shtetet e Bashkuara kanë shpallur bllokimin e fondeve të zyrtarëve më të lartë të Mjanmarit.
XS
SM
MD
LG