Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush pritet që sot të flasë në Konferencën për ngrohjen globale në Uashington. Në këtë tubim që filloi dje, po marrin pjesë përfaqësuesit e 16 vendeve, që konsiderohen ndotësit më të mëdhenjë botëror. Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice dje në këtë konferencë tha se ndryshimet klimatike janë problem real dhe se liderët botëror duhet ta krijojnë një konsensus të ri global në qasjen ndaj kësaj çështjeje. Kritikët kanë shqetësime se administrata e presidentit Bush po përpiqet që të paraqesë mbështetje më tepër për masa vullnetare se sa për ato obliguese lidhur me ngrohjen globale.
XS
SM
MD
LG