Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË /NJU JORK


Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov i ka cilësuar si "blasfemi" akuzat kundër Rusisë nga ana e presidentit të Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili. Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zoti Saakashvili pat thënë se Rusia po ndërhynte në punët e vendit të tij dhe se paqeruajtësit nga Rusia do të duhej të tërhiqeshin nga Abhazia dhe nga zonat e konflikteve të tjera në territorin e Gjeorgjisë. Por, në intervistën për të përditshmen moskovite, Rosiskaja Gazeta, ministri Lavrov tha se paqeruajtësit rusë kanë dhënë një "kontribut të jashtëzakonshëm" në promovimin e stabilitetit në rajonet me konflikte.
XS
SM
MD
LG