Ndërlidhjet

NJU JORK


Mbrëmë në Nju Jork u mbajtë takimi i parë i drejtpërdrejt ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, nën udhëheqjen e treshes nmdërkombëtare për statusin e Kosovës. Anëtari i treshes, Wolfgang Ischinger, përfaqësues i Bashkimit Evropian, këtë takim e cilësoi se është mbajtur në "atmosferë konstruktive" dhe se palët janë pajtuar që takimi i ardhshëm të mbahet më 14 Tetor në Bruksel. Zoti Ischinger tha se në këtë takim është arritur pajtueshmëria për dokumentin Deklarata e Nju Jorkut. I dërguari amerikan, Frank Wisner tha se treshja i ka "përkujtuar palët se çështja duhet të lëvizë përpara, se status kvoja, në rajon, nuk është e qëndrueshme". Ai mëtutje tha se Deklarata e Nju Jorkut kërkon që të dy palët të informohen për kumtesën e Grupit të Kontaktit për Kosovën, nga takimi i së enjtes, në të cilin ministrat e jashtëm të vendeve antëtare të këtij Grupi e përsëritën kërkesën esenciale për një zgjidhje të shpejtë të statusit të Kosovës dhe për nevojën që të arrihet një zgjidhje e negociuar dhe nevojën që të operohet brenda parimeve udhëheqëse të Grupit të Kontaktit. Përfaqësusesi i Rusisë në treshen ndërkombëtare, Alexander Botsan- Kharchenko tha se kishte parë shenja interesante të prezentimit të pozicioneve të Beogradit dhe të Prishtinës. Sipas tij "në këtë shkallë vizioni i tyre për të ardhmen është i ndryshëm por ata janë gati t'i vazhdojnë këto bisedime".
XS
SM
MD
LG