Ndërlidhjet

TBILISI


Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili sot ka hedhur popshtë akuzat se ai kishte urdhëruar vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe ka mbrojtur arrestimin e ish ministrit, që i kishte bërë këto akuza. Në paraqitjen e tij në televizion, presidenti Saakashvili tha se dikur aleat i tij, Irakli Okruashvili "e dinë shumë mirë" se këto akuza kundër tij janë të rrejshme. Ish ministri Okruashvili ishte arrestuar para dy ditësh nën akuza për korrupsion, vetëm disa ditë pasi i kishte paraqitur akuzat kundër presidentit Saakashvili. Dje në Tbilisi u tubuan mijëra demonstrues anti qeveritarë në protestat kundër këtij arrestimi.
XS
SM
MD
LG